Majlinda Sulejmani, është një intelektuale nga Gjilani, e cila jeton dhe vepron në Zvicër. Ajo ka emgruar qysh e vogël në shtetin helvetik. Intelekti i saj, zgjuarsia e mençuria, janë vetëm disa nga arsyet se pse ajo është e shkathët dhe shumë ambicioze në jetë. Majlinda Sulejmani, ka arritur t’i prekë majat e suksesit, duke u integruar e shkolluar në fushën e mjekësisë. Ajo tanimë, është e angazhuar si menaxhere e klinikave ambulantore, si profesoreshë e disa lëndëve mjekësore, e mbi të gjitha, një bizismene shumë e suksesshme e cila operon si në fushën e marketingut, po ashtu, edhe në fushën e menagjimit të ordinancave me degën në Kosovë.
Ajo është e gjithëanshme dhe e jashtëzakonshme. Majlinda Sulejmani, gjithashtu merret edhe me sport si trajnere e futbollit. Gjithashtu, e dashuron fushën e artit. Si dhe mbi të gjitha, aty ku i flenë më së shumti zemra, është politika. Majlinda Sulejmani, na i ndriqon zemrat edhe në fushën politike në Zvicër, duke qenë shumë aktive me politikat e saja të fokusuara drejtë në Partinë e Mjedisit (CVP). Përgjatë betejave politike, ajo mori pozicione të forta në kantonin e saj, duke udhëhequr politika të mirëfillta politike për emigrantët shqiptarë dhe ngriti në vazhdimësi zërin e saj në forcimin dhe integrimin e rolit të shqiptarëve në shtetin Zvicerian.
Shtrirja e politikave të saj është e fokusuar kryesisht në ngritjen e kapaciteteve për ekonomi të mirëfilltë tregu, barazinë shoqërore, mbrotjen e mjedisit, e ngritjen e pozicionit vendimmarrës për shqiptarët. Ajo përfaqëson shpresat, aspiratat dhe interesat e çdo qytetari në kanton. Pavarësisht bindjeve politike, ajo punon me një rreze të gjërë të njerëzve, pavarësisht, bindjeve politike apo opinioneve për të arritur më të mirën e mundshme për qytetarët.
Majlinda Sulejmani, është një politikane e rafinuar, e cila në vete posedon një personalitet të mirë disiplinash, me shërbime vetëmohuese, për të bërë jetën sa më të mirë për qytetarët dhe me shërbime sa më cilësore në fushën e mjekësisë. Cilësitë premtuese të saj mbështeten shpesh nga aftësitë, përvoja, intelegjenca e integriteti i saj, të kombinuara me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe integritetit për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Majlinda Sulejmani, si një politikane e suksesshme, dhe përgjegjëse, jep një respekt të lartë për moralin, dhe aftësinë e betimit të tij mbi ligjin. Ajo nuk pajtohet me tendencat vetijake të njerëzve. Forca më e madhe e politikanëve të mirë, siç është, Majlinda Sulejmani, sjell gëzim, për t’i shërbyer njerëzve vullnetshëm dhe denjësisht. Winston Churchill e përshkruan politikanen si, “Ajo e cila posedon të gjitha cilësitë e mëdha të të gjithë komunitetit, sepse është cilësia që garanton të gjitha të tjerat në implementim”, e me këtë, znj. Majlinda Sulejmani, ka bërë që me punën e drejtpërdrejtë të saj në interes të bashkëqytetarëve, të jetë cilësore dhe implementuese e politikave premtuese.
Së fundmi, në zgjedhjet të cilat do të mbahen mbas dy muajve, ajo kandidon për deputete në Parlamentin e Zvicrës, ku deri më sot, asnjëherë nuk kanë arritur shqiptarët të fitojnë një vend të tillë. Partia nga e cila ajo kandidon, i ka mbi 80 kandidatë, ku synohen vetëm dy ulëse nga partia e saj. Andaj, ajo mori guximin që të del në ballë të qytetarëve të kantonit të St. Gallen për të kërkuar besimin e tyre për të qenë faktorë i rëndësishëm si shqiptarja e parë në Parlamentin e Zvicrës, duke i përfaqësuar politikat për gjithë shqiptarët, si dhe për të përforcuar rolin e tyre në shtetin Zviceran. Ajo në këto zgjedhje kandidon me slloganin “Me një zemër për të gjithë”.
Ju bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të asaj pjese, që të dalin në mënyrë masive në zgjedhje dhe t’i japin përfaqësim e delegim të politikave të tyre publike nga intelektualja shqipëtare, Majlinda Sulejmani! 🇨🇭🇨🇭🇦🇱🇦🇱🇽🇰🇽🇰