Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër punimet në disa rrugë të Gjilanit, të cilat janë duke u zhvilluar shkruan Radio Star.
Sipas Hyseni, në disa lagje është duke u bërë edhe kanalizimi fekal dhe atmosferik, në rrugën ‘Vaqe Zela’ dhe ‘Hetë Koka’, vlera e këtij projekti kapë shifrën afër 105,936 euro, kurse në lagjen ‘Freski’, është duke u asfaltuar një pjesë me gjatësi prej 552 metrave.
Poashtu ka filluar edhe ndërtimi i rrugës që lidhë dy fshatrat Burincë-Lipovicë, e cila është e gjatë 2635 metra dhe vlera e kësaj është 346,685 euro, Hyseni ka thënë se fshtarave të Gjilanit, po iu kthehet vëmendja e merituar.