Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është paraqitur me një video-mesazh nga Vushtrria, në njërën nga pronat e kësaj ministrie, e cila Haxhiu tha se iu dha një personi fizik në vitin 2020, nga ish-ministri i këtij dikasteri.
Sipas Haxhiut, auditori i brendshëm kishte deklaruar se kontrata ishte lidhur në mënyrë të jashtëligjshme, çka edhe i ka shtyrë të dorëzojnë kallëzim penal në Prokurori Speciale, ndaj ish-ministrit.
Mirëpo, siç thotë Haxhiu, kjo e fundit e ka hudhur këtë kallëzim, duke thënë se nuk ka shkelje, transmeton Reporteri.net.
Prokuroria ka thënë se rrënimi i objekteve publike nga persona fizik nuk është vepër penale, referuar rrënimit të objektit të ish-hotelit Vicianum.
“Siç po e sihni, veprimet tona për ndalje të abuzimeve dhe keqpërdorimeve, tashmë janë objekt hetimi nga Prokuroria, në vend se të ishte e kundërta”.
“Pra, shtrohet pyetja e thjeshtë: Për çfarë dhe për kë po punon Prokuroria Speciale?”, ka thënë ministrja Haxhiu.
Kujtojmë se ka pak kohë që Qeveria e Kosovës ka nisur një lloj fushate linçuese ndaj Prokurorisë Speciale, duke u kërkuar llogari për dosjet e paraqitura nga ta, që, sipas Qeverisë, Specialja nuk po i merr parasysh. /Reporteri.net/.