Dështimi i Komunës së Gjilanit dhe Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në aspektin e përkrahjes së bizneseve të Gjilanit në vitin 2023 është edhe mos organizimi i panaireve – “Panagjyreve” tradicionale të cilat ishin organizuar me vite në qytetin e Gjilanit, si:
1. Panairi i ndërmarrjeve dhe produkteve vendore
2. Auto Show – Panairi i veturave
3. Panairi i punës
4. Panairi regjional vjeshtor i ndërmarrësisë
5. Panairi i studimeve
6. Panairi regjional i prodhimeve vendore
7. Panairi “Punimet artizanale përtej kufijve”
8. Panairi i sportit
9. Panairi i produkteve bujqësore
10. Panairi ndërkufitar(Gjilan-Preshevë-Kumanovë)
Me këto panaire-panagjyre që do të organizoheshin nga komuna, DZHE, partnerët vendor e ndërkombëtar, do të promovoheshin një numër i madh i ndërmarrjeve, produkteve Gjilanase si dhe do të krijohet një imazhë pozitiv për vet komunën e Gjilanit në tërheqjen e investitorëve tjerë.
Nuk po kërkohet të bëhet e pamundura për bizneset nga komuna e Gjilanit, po të vazhdohet dhe përmirësohet një traditë e cila ishte krijuar me vite në Gjilan.
Gjilani mundet më mirë!