Drejtoresha e Arsimit në Gjilan, Albana Demiri, ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë.
Demiri ka thënë se DKA në Gjilan, ka bërë të gjitha përgatitjet që të niset procesi mësimor me kohë dhe me kushte më të mira.
Shkrimi i plotë:
Të dashur nxënës,
Të nderuar prindër,
Të nderuar mësimdhënës, viti i ri shkollor do të filloj ditën e premte 01/09/2023′ duke iu uruar një vit të mbarë e me plot suksese këtë shtator po e startojmë më ndryshe.🍀
Drejtoria e Arsimit ka bërë të gjitha përgatitjet që të niset procesi mësimor me kohë dhe me kushte më të mira.
Gjatë dy muajve, korrik dhe gusht kemi bërë:
✅Renovimin e katër institucioneve arsimore;
✅Paisje me dollap individual për secilin nxënës;
✅ Paisje me kabinet të shkencave të natyrës;
✅ Rregullimin e trafos tek shkolla e muzikës;
✅ Furnizim me ditar;
✅ Përgatitje për sezonën dimërore me lëndë djegëse;
✅ Dezinfektimin, Deratizimin, Dezinsektimin e të gjitha objekteve shkollore;
✅ Mirëmbajtjen e ngrohjeve qëndrore;
✅ Mësim në dy ndërrime për shkollën e mesme të mjekësisë dhe të ekonomisë;
✅ Mësim kabinetik në Gjimnazin “Zenel Hajdini”,
✅ Rekrutimin e pesë psikologëve, sistemin dhe ndarjen atyre aktual në mësimdhënës dhe në shërbim profesional;
✅ Inventar i ri në shkollat ku ka qenë e nevojshme,
✅ Dy dhoma të reja burimore në shkollën “Rexhep Elmazi dhe Vatra e Diturisë”.
✅ Numër më të madh të nxënësve të regjistruar në shkolla profesionale,
Sigurisht që në vazhdimësi do të ketë risi e punë tjera inovative!
Faleminderit për besimin tuaj në punën tonë!