Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu, është takuar me lobistin e njohur shqiptaro – amerikan, Joseph DioGuardi.
Aliu thotë se gjatë bisedës që pati me Joseph DioGuardin, e ka falenderuar për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë si një gardian e lobues i çështjes diplomatike në Ballkan.
Shkrimi i plotë:
Kisha kënaqësin dhe nderin që ta takoj lobistin e njohur shqiptaro – amerikan dhe njëherit kryetarin e LQSHA (Liga Qytetare Shqiptaro – Amerikane), arbëreshin, Joseph DioGuardi.
Gjatë bisedës që zhvilluam u binda edhe më shumë se vërtetë është një diplomat dhe politikan shumë i rrallë, i rangut të lartë. E falenderova për kontributin e jashtëzakonshëm si një gardian e lobues i çështjes diplomatike në Ballkan, dhe përgjigjia e tij ishte se këtë angazhim e bëjë edhe një herë më shumë duke kujtuar gjithmonë amanetin e babait të tij ” “Kudo që jeni dhe të punoni në Amerikë, mos harroni tokën dhe popullin shqiptar”.