Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar qytetarët se në kuadër të projektit FEGO, së bashku me organizatën Swiss Contact,ka nënshkruar marrëveshjen e re për hartimin e projektit Parku i Aventurave.
‘’A jeni gati për të kaluar një përvojë të paharrueshme, të mbushur me emocione dhe adrenalinë? Parku i Aventurave është përgjigjja’’, ka thënë Kryetari Rahimaj.
Ai po ashtu ka njoftuar qytetarët se Parku i Aventurave paraqet fazën e dytë të projektit “Lugu i Verdhë”.