Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur thënë se “Rruga e Re” është alternativë dhe zgjidhje për qytetarët.
Sipas Hazirit, kjo platformë i përmbushë të gjitha pritjet.
“Janë 30 sektorë në të cilët ne kemi punu “, ka thënë Haziri në DPT te Fidani.
pyetur nëse ky program do ta sfidojë atë të Qeverisë Kurti, Haziri ka thënë se Qeveria Kurti po punon me programin e vitit 2019, pjesa më e madhe e të cilit ka qenë i LDK’së.
“A e dini me çfarë programi është duke punu kjo qeveri sot. Nuk ka paraqitur program të saj. Ka pas kauza të nxjerre në publik politke që ka fol dhe ia ka mush mendjen qytetarit. Por, baza e programit të punës në kurrizin e saj nëse e merr dhe e vëren nga afër është programi qeverisës i vitit 2019, kur VV’ja dhe LDK’ja kanë ba koalicion, kur pjesa më e madhe e programit tonë ka qenë i plasum në program”, ka thënë Haziri.