Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një pikë shumë të vlefshme në kualifikimet për Kampionatin Evropian “EURO 2024”.
Kuqezinjë barazuan 1-1 në udhëtim ndaj Çerkis, me golin e shënuar nga Nedim Bajrami, shkruan IndeksOnline.
Shqipëria vazhdon të jetë në pozitën e dytë të Grupit E me 7 pikë, vend ky i cili dërgon në kombëtaren në Gjermani.
Republika e Çekisë ndodhet në pozitën e parë me 8 pikë. Polonia është e treta me 6 pikë, Moldavia ndodhet në vendin e katërt me 5 pikë, ndërsa Ishujt Faro janë të fundit me vetëm 1 pikë.
Ndeshje e ardhsme Shqipëria luan ndaj Polonisë më 11 shtator, n♪7 stadiumin “Air Albania”, në Tiranë./IndeksOnline/