Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. E gjatë përleshjeve, pos grushteve përdoren edhe mjete të forta e të mprehta, ku si pasojë shumë raste kanë përfunduar edhe me fatalitet.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së enjtes në Gjilan, ku një person ka mbetur i therur me thikë pas një konflikti me një person të panjohur për të.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se janë marrë veprimet hetimore që ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarit, ndërsa viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor.
“Tretman mjekësorë ka kërkuar viktima mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një zënke që kishte pasur me një të dyshuar të pa njohur për të, është sulmuar fizikisht nga ai me thike. Njesitet e hetuesise jane duke punuar per identifikim e personit te dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.