Kryeministri, Albin Kurti e ka cilësuar arritje të jashtëzakonshme që Kosova ka fituar të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare për vitin 2030.
Kurti në Facebook gjithashtu uroi të gjithë për këtë arritje.
“Kosova nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Arritje e jashtëzakonshme. Urime të gjithëve!”, shkroi Kurti.
Ndryshe, për këtë lajm ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
“Lajm historik! Prishtina shpallet Organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030! Lojërat Mesdhetare – Prishtina 2030 janë arritje e madhe për Prishtinën, fitore e madhe për Kosovën dhe Festival i madh sportiv për mbarë kombin shqiptar”, ka shkruar Rama.