Sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku ia ka dedikuar familjes dhe gjithë dëshmorëve golin që shënoi ndaj Polonisë.
Daku shënoi në prekjen e parë të topit me të futur në lojë, duke ia dhuruar fitoren Shqipërisë.
“Së pari dua ta nisi me një fjalë të shkurtë. Për çdo gjë, zoti njerin e drejtë e ndihmon. Ata lotë ishin nga shpirti që debutova me kombëtaren shqiptare, ishte arritje e madhe për mua të debutojë më kombëtaren. Në atë moment mu duk që çdo e keqe që kisha mbrenda më ka dal jashtë, sikur ti heqësh 100 kg nga shpina. Nga momenti i parë kam qenë i sigurt se do të shënojë për Shqipërinë ndaj Polonisë. Para kësaj tifozërive ishte shumë speciale, pasi pas ndeshjes së parë kam pasur shumë përkrahje nga të gjithë tifozët. Golin ia dedikoj familjes dhe gjithë dëshmorëve”, ka deklaruar Daku pas ndeshjes, raporton Shekulli.info