Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrellin ka thënë se ka pritur në takim kryeministrin, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq.
Borell tha se është koha për të filluar zbatimin seriozisht të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit dhe sipas tij, sot do të shohim nëse janë gati të marrin përgjegjësi.
“Unë jam duke pritur Presidentin Vuçiq dhe kryeministri Kurti për një takim të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel. Është koha për të filluar zbatimin seriozisht të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Sot do të shohim nëse janë gati të marrin përgjegjësi”, ka shkruar ai në Twitter.