Një grua është sulmuar fizikisht nga djali i saj i mitur, të shtunën mbrëma në Gjilan.
Rastin e ka paraqitur vetë viktima në Policinë e Kosovës, ku ka bërë të ditur se si pasojë e sulmit ka pranuar edhe tretman mjekësor.
Policia bënë të ditur se i djali i saj i mitur gjendet në arrati, raporton teve1.info
Ndërkohë, në raportin 24-orësh thuhet se rasti është ende duke u hetuar, ku i njëjti është cilësuar “Dhunë në familje”.
Njoftimi nga Policia e Kosovës:
Gjilan. 16.09.2023 – 10:00. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari djali i saj i mitur mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.