Ka ndërruar jetë prof. dr. Nazmi Maliqi, me prejardhje nga Stanqiqi i Gjilanit. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit, të cilët kanë shkruar:
“Me të vërtetë, të Allahut jemi, dhe, me të vërtetë, tek Ai do të kthehemi!”
Familjarë, dashamirë, e shoqëri,
Babai ynë, e vëllai, shoku e profesori juaj, Nazmi Maliqi, ka kaluar në mëshirën e Allahut Mëshirëplotë, duke na i lënë shembullin, kujtimet më të mira dhe vlerat që na bëjnë përherë krenarë me të.
Varrimi bëhet sot në varrezat e qytetit të Kumanovës, me namaz të ikindisë, duke u nisur nga xhamia (me dy minare) e lagjes së trimave.
Allahu e mëshiroftë dhe çdo lutje të mirën tuajën e pranoftë.
Me pikëllim,
Familja
Një dedikim për prof.. dr. Nazmi Maliqin ka patur edhe Kujtim Sadriu, koordinator në Universitetin Internacional të Novi Pazarit, dega në Preshevë, i cili ka shkruar:
Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen politologut e profesorit universitar, i cili ishte i pa lodhshëm si në fushën shkencore po edhe në atë politike.
Është nder për mua që pata rastin që me profesor Nazmiu të bashkëpunoj dhe veproj për disa vite në Universiteti Internacional i Novi Pazarit dega në Preshevë. Profesori, në kujtesat tona do të mbahet mend si njeri i urtë, punëtor dhe person i afërt me të gjithë. Ai dha kontribut të madh në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave.
Vdekja e tij është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe të gjitha strukturat. Në emrin tim dhe në emër të UINP-së i shpreh ngushëllime më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve.
Prehu në paqe, profesor i nderuar.