Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet një konference ka njoftuar për skuadrat kosovare që kanë plotësuar të gjitha kriteret për licencim për garat evropiane.
Nga 12 skuadra elitare kanë aplikuar vetëm dhjetë, duke përjashtuar Vllazninë dhe Besën që nuk kanë marrë mundin për ta bërë këtë, shkruan Gazetasheshi.com.
Kësisoj, ekipet kosovare të licencuara janë: Drita, Prishtina, Liria, Trepça ’89, Llapi e Gjilani.
Ndërkohë, janë refuzuar Drenica, Feronikeli, Flamurtari dhe Vëllaznimi.
Kësisoj, tashmë është e sigurt se Drita dhe Prishtina do ta përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare, por mbetet për t’u përcaktuar në dy xhirot e fundit se cila do të shkojë në Champions e cila në Ligën e Evropës. /Gazeta Sheshi/