Ministria e Jashtme e Kroacisë ka reaguar pasi një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është vrarë në fshatin Banjska të Zveçanit.
Në reagim thuhet se autorët duhet të sillen urgjentisht para drejtësisë.
Dënojmë fuqishëm sulmin e dhunshëm ndaj policisë së #Kosovës herët në mëngjes. Ngushëllimet tona të përzemërta familjes së policit të vrarë gjatë kryerjes së detyrës dhe shërim të shpejtë për efektivin e plagosur. Autorët duhet të sillen urgjentisht para drejtësisë.