Ministri i Brendshëm, Xhela Sveçla, ka qëndruar në vendin e ngjarjes, ku mbeti një polic i Kosovës i vrarë dhe një tjetër i plagosur.
Sveçla, bëri të ditur se pas kësaj zyrtarët e Policisë së Kosovës falë profesionalizimit e vunë gjithë territorin nën kontroll.
“Vizituam vendin e ngjarjes, ku pak pas orës tre të mëngjesit, grupe të armatosura sulmuan patrullën tonë policore, meqë rast vranë rreshterin tonë Afrim Bunjaku”, u shpreh Sveçla.
“Po ashtu kishim një zyrtarë tjetër të plagosur dhe një të lënduar”.
“Pas kësaj përgjigjja e zyrtarëve policorë të Kosovës ishte e menjëhershme, profesionale për një kohë relativisht të shkurtër e vendosën gjithë këtë territor në kontroll, ajo u bë pas një numri të betejave, ku kishim edhe një zyrtar tjetër të lënduar lehtë”.
“Me këtë rast ne kemi po ashtu gjashtë të arrestuar dy nga ta të plagosur me uniformë të armatosur dhe katër të tjetër me radiolidhje, dhe së paku tre sulmues të vrarë për të cilët janë duke u bërë procedura e identifikimit”.
“Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshme të armatimit të rëndë këmbësorie eksploziv, logjistikë, ushqime pajisje për barrikada, lirisht mund të themi që ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë”.