Shkëlzen Gashi, analist, ka treguar sesi i ka lexuar ‘mesazhet publike’ të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, të dhëna gjatë një konference për media, të dielën – në ditën kur një grup terrorist sulmoi Policinë e Kosovës, që vrau policin, Afrim Bunjaku, tashmë i shpallur hero nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Gashi, në Pressing të T7, ka thënë se “Vuçiq tha se vendimet për këtë ngjarje do t’i marrin në ditën në vazhdim”, duke nënkuptuar qartë se grupi terrorist nuk është i ndarë nga Beogradi.
Për më shumë, ai përmendi faktin se Lista Serbe dhe Beogradi kanë shpallur ditë zie për terroristët që sulmuan Policinë e Kosovës.
Në vazhdim Gashi citoi Marko Prelec, analist në “International Crisis Group” që punon në Ballkan nga viti 1990, i cili ka thënë se në Kosovë do të ketë “luftë të vogël”.
E këtë mund ta ndalin vetëm dy persona sipas Prelec, të cilin e citon Gashi, ata janë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri Albin Kurti.
”Vuçiq tha se në ditët në vijim ne kemi me i marrë vendimet çfarë kemi me bë, ky paralajmëroj dhe kërcënoj në njëfarë mënyre. Marko Prelec ai e kish bë një artikull që në fund thoshte se ka me pas luftë – small war, dhe veç dy njerëz munden me ndalë. Mbi Aleksandër Vuçiqin për me ndalë mbështetjen, financimin, sponsorizimi, përkrahjen për këta terroristët dhe e dyta është Albin Kurti me tërheqë njësitin special prej atje”, ka thënë Gashi.
Më tutje, Gashi tha se Vuçiq deklaroi për “mos njohjen e Kosovës”, në këtë pikë ai tha se dialogu nuk ka kuptim, por megjithatë Kosova nuk duhet ta refuzojë dialogut, por të mos i pranojë marrëveshjet e dëmshme