Sot mbyllet java e tetë e Superligës së Kosovës në futboll.
Në program për ditën e sotme janë tre ndeshje tepër interesante, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja kryesore e ditës së sotme është padyshim derbi më i madh lokal në Kosovë, ajo mes Dritës dhe Gjilanit.
“Derbi i Anamoravës” zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, më fillim nga ora 15:00.
Drita aktualisht ndodhet në pozitën e tretë me 12 pikë, ndërsa Gjilani renditet e gjashta me 7 pikë të grumbulluara deri më tani.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, mes Dukagjinit dhe Feronikelit 74′.
Skuadra klinase renditet në vendin shtatë me 7 pikë, ndërsa Feronikeli është e parafundit në tabelë me 6 pikë.
Edhe kjo ndeshje zhvillohen nga ora 15:00.