Drita dhe Prishtina një kohë të gjatë e kanë “diskutuar” titullin e kampionit të sivjetmë, ndërsa dilema do të zgjidhet pikërisht në ndeshjen ndërmjet tyre, e cila zhvillohet në javën e ardhshme.
Drita që udhëton në Pejë për ndeshjen e fundit kampionale kundër Prishtinës, i duhet vetëm një barazim që të sigurojë titullin e kampioni, për ta përfunduar kështu kampionatin më 67 pikë dhe për të marrë pjesë në garat e play-off’it të Ligës së Kampionëve vitin e ardhshëm, ndeshje këto që zhvillohen në korrik.
Drita shpallet kampion edhe nëse humbet me rezultat me një gol dallim kundër Prishtinës për shkak të golavarazhit që e ka më të mirë se Prishtina, por nuk guxon assesi të mposhtet me dy gola dallim.
Nga ana tjetër, Prishtina gjendet e dyta në tabelë dhe i duhet fitore gjithsesi më e madhe se me një gol epërsi.
Çdo rezultat tjetër e bën Dritën kampion, edhe nësePrishtina fiton me rezultat 2:1 ta zëmë, për shkak se Drita ka një fitore prej 1:0 kundër Prishtinës dhe një barazim 1:1, kurse prapë rezultati i përgjithshëm do të ishte 3:3, rezultat që do ta bënte Dritën kampione.