Në Torrevieja të Spanjes sot kanē përfunduar garat në disciplinat e sporteve luftarake në lojrat e 11-të për Policë, Doganierë dhe Zjarrëfikës.
Rreshteri policor nga Policia e Republikës së Kosovës Anton CENA në fund të garës për të katërtën herë ka marr titullin Kampion Evropian.
Rreshteri CENA pos disciplinës në xhudo arriti që të bëhet i pari edhe në Brazilien Ju-Jitsu (BJJ) me judogi (rroba të xhudos) dhe një dicsciplinë tjetër.
Pra, Kampioni i katërfisht yni, Anton CENA, Republikës së Kosovës dhe Policisë së saj ia solli tri (3) medalje; dy të arta dhe një të argjendtë.
Pasnesër, Rreshteri CENA pritet të garoj në disciplinën e notit 2000 m, në ujë të hapur dhe Policia e Kosovës i uron kampionit sukseset e radhës.