Milan Radoiçiq, biznesmeni kontrovers, i cili është organizator i konfliktit të armatosur në Banjskë të Kosovës ku humbën jetën katër persona, është arrestuar sot, njoftoi MPB-ja e Serbisë.
“Më 3 tetor 2023, punonjësit e policisë së Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë kontrolluar banesën dhe lokalet e tjera të Milan Radoiçiqit, i cili është urdhëruar që të ndalohet deri në 48 orë nga Policia. Ai me kallëzim penal është sjellë në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Serbisë.