Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një statusi në ‘Facebook’, ka thënë se që nga 5 korriku, kur kanë filluar shërbimet mamografike, 316 pacientë kanë marrë shërbime falas.
Hyseni ka treguar se këtë shërbimë të mamografisë, mund ta marrin çdo ditë nga ora 08:00 deri në 13:00 në QKMF.
Shkrimi i plotë:
316 pacientë kanë marrë shërbime mamografike falas në QKMF 🌸
Që nga 5 korriku 2023, kur filluan shërbimet mamografike falas në QKMF, janë kontrolluar 316 pacientë, prej tyre 10 të diagnostifikuar.
Fokusi jonë është në zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët të caktojnë termin dhe të marrin shërbimin mamografik falas në QKMF, çdo ditë nga ora ⏱08:00-13:00.
Zbulimi hershëm shpëton jetë. Jemi bashkë në luftën kundër kancerit të gjirit. 🌸
#TetoriRoze #perShendetesine