Kosova ka dënuar fuqishëm “sulmet terroriste” kundër Izraelit.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës thotë se dënojnë rëndë sulmet, ku deri më tani janë raportuar 22 izraelitë të vdekur.
“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Izraelin në këto momente të tmerrshme. Mendimet tona janë me viktimat, familjet dhe të gjithë Izraelin”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.
Ndërkohë, mbi 500 persona kanë mbetur të lënduar nga sulmi befasues i palestinezëve mëngjesin e së shtunës.
Izraeli shpalli “gjendje lufte”, pas sulmit që u vlerësua si i paprecedentë nga grupi militant palestinez Hamas.