Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, ka shprehur mirënjohje për Kosovën pas mbështetjes së treguar rreth sulmeve të Hamasit në Izrael.
Ziv ka shkruar se mbështetja e Kosovës ka rëndësi të madhe.
“Ne jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e palëkundur nga miqtë tanë në Kosovë. Mbështetja juaj ka një rëndësi të madhe për ne në këto ditë jashtëzakonisht të errëta dhe të vështira. Ndërsa situata në Izrael vazhdon të zhvillohet, zemrat dhe mendimet tona janë me familjet dhe komunitetet në rajonin jugor”, shtoi ambasadorja izraelite.