Kryetari i LRF në Gjilan, Malazog Hoxha, sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij shkruan Radio Star.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, Hoxha nuk ka treguar arsyet e dorëheqjës së tij, vetëm se ka thënë se ka ofruar dorëheqjen pas tri mandateve që ishte kryetar i saj.
Shkrimi i plotë:
Të nderuar miq, përkrahës, bashkëpunëtor nëpërmjet këtij shkrimi dua të ju njoftoj me vendimin për dorëheqjen time nga pozita e Kryetarit te Lidhjës Rajonale te futbollit te Gjilanit pas tre mandateve shumë të suksesshme.
Eco Higjiena
Duke menduar gjithmonë në të mirën për Regjionin tonë dhe asnjëherë në rrafshin personal, në rrethanat momentale e shoh të arsyeshme tërheqjen time nga posti i Kryetarit te LRFGJ-se.
Përgjatë këtyre dhjetë viteve, arritëm suksese të jashtëzakonshme së bashku. Mirënjohës gjithmonë për përkrahjen dhe bashkëpunimin e ngushtë.
Falënderues dhe gjithmonë i përulur para jush; Klube të Futbollit, Shkolla të Futbollit, Gjyqtarë, Delegatë e bashkëpunëtor për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe te palëkundur përgjatë këtyre dhjetë viteve.
Me shume Respekt,
Malazog Hoxha.