Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Burbuqe Leka, ka njoftuar qytetarët se sot ka marrë pjesë në inagurimin e panairit Agrokos ku disa nga bizneset në Komunën e Kamenicës kanë promovuar prodhimet e tyre në panairin ndërkombëtar të agrobiznesit, ushqimit dhe pijeve.
“Në këtë panair, fermerët kanë pasur mundësinë të mësojnë nga ekspertët në fushën e bujqësisë dhe të njihen me teknologjitë e reja që mund të përdoren për të rritur prodhimin e tyre. Në të njëjtën kohë, bizneset kanë pasur mundësinë të prezantojnë produkte të reja dhe të bëjnë marrëveshje me blerësit potencialë. Në këtë ngjarje, është theksuar rëndësia e bashkëpunimit dhe solidaritetit në komunitetin lokal”,ka thënë ajo.
Pjesëmarrës gjatë inagurimit të këtij panairi ishin edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, si dhe Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.