Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina pas disfatës 1:0 ndaj Dritës ka deklaruar:
“Besoj se patëm më shumë nga loja dhe ishim më të mirë në pjesëlojën e parë dhe të dytë, por një detaj e vendosi këtë ndeshje. Ne sulmuam dhe patëm dy raste të mira shënimi e Drita njëherë sulmoi dhe arriti të shënojë. Patëm edhe mungesa dhe edhe në këtë ndeshje neve shumë po na jepen kartonë, gjë e cila po bënë që kurrë të mos jemi të kompletuar. Ndoshta më mirë që humbëm se sa të kishim marrë një pikë, ngase kjo na motivon që ndeshjet tjera t’i fitojmë. Është e vërtetë që dy herë po humbim ndaj Dritës dhe një herë humbëm edhe nga Ballkani, por kampion bëhet ajo ekip e cila i mund ekipet që janë më poshtë në tabelë.”/kryelajmi.com/.