Valentina Bunjaku-Rexhepi, deputete nga radhët e LDK, përmes një statusi në ‘Facebook’, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje në Gjilan, se si ajo po qeverisë në këtë komunë.
Ajo ka thënë se qeverisja e tanishme, nuk ka realizuar asnjë projekt më dhe ato kanë mbetuar në gjysmë pas dorëzimit të mandatit të Lutfi Hazirit.
Postimi i plotë:
Gjilani ka mbet aty ku e la Luta.
Mos edhe më keq.
Asnjë projekt,asnjë punë këto dy vite. Degradim,nepotizëm, arrogancë e mosdije nga praktikantët e Komunës.
U zotuam në ndryshime,në të mirë e sinqerisht.
Bashkë,do ta kthejmë në rrugën e re,në rrugën e drejtë,do të vazhdojmë me projektet e nisura e do të përfundojnë vetëm me Lutën dhe LDK në Gjilan.
Shumë shpejtë e sigurtë ✌️Lutfi Haziri