Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel ka publikuar pamje nga takimet që kanë pasur ndaras me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në një postim në “X”, Michel është shprehur se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është thelbësore, përcjell teve1.info
“Me Josep Borell dhe kolegët e BE-së, u takuam me kryeministrin Albin Kurti dhe më pas me presidentin Aleksandar Vuçiq. Depërshkallëzimi dhe kthimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor. Pres që Këshilli i BE-së të diskutojë më tej”, ka shkruar ai.