Gjimnazi i Gjilanit ka një histori pune gati njëshekullore. Deri në vitet e ’60-ta, këtu mësimi u zhvillua vetëm në gjuhën serbe. Fëmijët shqiptarë ishin të detyruar të mësonin në këtë gjuhë, nëse dëshironin shkollim.
Pas këtij viti hapet një paralele e vetme me nxënës shqiptarë, për t`u bërë më vonë dy të tilla, derisa në gjuhën serbe ishin shtatë paralele.
Kah mesi i viteve të `60-ta, situata ndryshoi dukshëm në favor të mësimit në gjuhën shqipe, sa i përket numrit të nxënësve, po edhe të mësimdhënësve.
Mësimdhënës të parë ishin Nevruz Nura, Tasim Sylejmani, Kurtesh Ahmeti, Nijazi Fehmiu, Ekrem Gjinolli, Ali Bajrami (Gjakovë), Kefsere Mahmuti, Sadullah Brestovci, Vehbi Orana, Mehmet Kurteshi, Shefqet Bërlajolli (Pejë), Tahir Z. Berisha, Behxhet Arapi dhe të tjerë. Më vonë erdhën Rashit Gashi, Ruzhdi Ushaku, Ferat Rexhepi, Misim Avdiu, Reshat Ramadani, Abdylaziz Veseli, Muzafer Gjinolli, Emrush Haliti, Zijadin Munishi, Jashar Jashari, Haxhi Vokshi, Ajshe Gashi, Qemajl Halimi, Hamzë Halimi, Adem Meshina, Xhemail Pllana dhe të tjerë.
Se gjimnazi ishte themeluar si shkollë për serbët, këtë e dëshmojnë edhe dokumentet arkivore. Tefik Selimi (tani i ndjerë), ish-profesor i kësaj shkolle, ku i kaloi mbi dyzet vjet punë, kishte gjetur të dhëna që dëshmojnë se në vitin e parë të punës, gjimnazi kishte 57 nxënës serbë dhe asnjë shqiptar.
Nxënësit e parë shqiptarë, me mësim në gjuhën serbe, sipas shënimeve arkivore, ishin Adem Devaja, që ishte i vetëm në një klasë, Hysen Selimi e Zija Devaja, në një paralele tjetër.
Në gjimnaz e ka ndjekur shkollimin edhe poeti Rexhep Elmazi, një nxënës shumë i zgjuar, më i miri mes shokëve.
Profesori Dragolub Cvetkoviq, një shovinist i madh, në bashkëpunim me gruan e tij, Bllagicën, që mbante lëndën e Filozofisë, Rexhep Elmazin dhe ndonjë tjetër nxënës shqiptar i kishin ngelur në klasë. Thuhet se Cvetkoviq i ishte hakmarrë Elmazit për shkak se i kishte bërë vërejtje për mënyrën e vlerësimit të nxënësve.
Tefik Selimi, i cili ka bërë një monografi për gjimnazin e Gjilanit, ka thënë se “gjuha shqipe ka hyrë me shumë vështirësi në këtë tempull të dijes”, që për shumë vite e ka udhëhequr drejtori Vllada Cvetanoviq.
Në Arkivin Ndërkomunal në Gjilan, ai ka gjetur të dhena per vitet 1945-46, 1947-48, 1948-49 dhe 1950-51. Në klasën I ishin 57 nxënës serbë, asnjë shqiptar.
Në vitin 1945-46 në ditar janë të shënuar 43 nxënës. Po ashtu, në librin 2, viti 1945-46, në klasën III, janë 34 nxënës, prej tyre një shqiptar, Adem Devaja.
Në librin 2, viti i njëjtë, klasa IV, kujdestar Dushka Dimiq, janë 39 nxënës. Këtu janë 7 nxënës shqiptarë: Jashar Jashari, Murat Ruhani, Isa Gashi, Xhavit Berisha, Ekrem Gjinolli, Elfete Okllapi dhe Kefsere Mahmuti.
Në librin 2, viti 1946-47, klasa V, kujdestar Jova Sekuliq, janë 28 nxënës. Është për t’u shënuar se këtu janë dy nxënës shqiptarë: Isen Bresalci dhe Zija Devaja. I pari është shënuar gabim për faktin se ai është Hysen Selimi (1928) nga fshati Bresalc, komuna e Gjilanit.
Në vitet vijuese hasen emrat e dy nxënesve shqiptarë: Nexhat Orana dhe Xhelal Orana. Në nje klase tjeter, janë 30 nxënës, vetëm 1 shqiptar: Mahmut Mahmuti (datëlindja, 15 tetor 1924).
Në vitin 1946-47, figurojnë 7 shqiptarë: Rexhep Rexhepi, Mustafë Abazi, Jakup Berisha, Faruk Mehmeti, Zeqirja Dauti, Faik Rexhepi dhe Ali Mehmeti.
Në vitin 1947-48, klasa I, janë të gjithë shqiptarë. Klasa ka 42 nxënës: Mevlide Shala, Behlul Behluli, Bexhet Bajrami, Hasan Gashi etj.
Më tutje hasen emrat e Sabit Jakupit (1936), të cilit i figuron edhe përkatësia fetare (mysliman), pastaj Ismajl Ismajli, Sadullah Behluli, Binaze Mehmeti, Zara Fehmiu, Jakup Jakupi, Alije Behluli, Adem Berisha, Rexhep Jakupi, Mehmet Jakupi, Nail Gjinolli, Mediha Berisha, Sabri Mahmuti, Galip Shala, Muharrem Govori, Haki Haziri, Selami Islamoviq nga Muqivërca.
Në vitin 1948-49, në tri klasa nuk ka asnje nxënës shqiptar. Në nje klase tjeter janë 52 nxënës, krejt shqiptarë: Ilaz Jashari, Ajshe Behluli, Bediha Okllapi dhe te tjere keshtu me radhe, vit pas viti.
Gati një shekull pas, gjimnazi i Gjilanit është një shkollë elitë, ku mësojnë qindra nxënës dhe është një nga më të preferuarat./Mediafokus.info/