Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, është takuar sot me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën.
Përmes një postimi në Facebook, Rrahmani ka treguar se me Ramën kanë folur ndër të tjera për ndërtimin e unazës së Kryeqytetit dhe për ndërtimin e rrugës A.
“Ashtu sikurse është i obliguar kryetari Rama, jemi të obliguar të punojmë e të angazhohemi edhe ne si deputet, ministra, qeveri e secili që ka pozita publike në këtë drejtim. Tirana, Shkupi dhe të gjitha kryeqytetet tjera kanë ikur shumë larg nga Prishtina me zhvillim, andaj na duhet të jemi #bashkëpërPrishtinën”, ka shkruar Rrahmani.