Javën që lamë pas Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” kremtoi 25 tetorin – Ditën e shkollës. Në kuadër të aktivitetit “Java e Xhavit Ahmetit” në bashkëpunim mes psikologes së shkollës prof. Vjollca Zymberi dhe profesoreshës së Gjuhës shqipe, Shqipe Sijarina – Jakupi para nxënësve u prezantua hulumtimi mbi jetën dhe veprën e Xhavit Ahmetit, hulumtim i bërë nga ish-nxënësja jonë Florindë Abazi, tani studente e gazetarisë.
Florinda me pasion shpalosi gjithë punën e saj të vullnetshme për të vërë në pah meritat që bart figura madhore e prof. Xhavit Ahmetit, emër që me krenari e mban Gjimnazi ynë. Sipas njoftimit, me këtë rast nxënësit patën rastin të njohin më mirë punën, suksesin dhe angazhimin shumëdimensional të emblemës së shkollës sonë prof. Xhavit Ahmeti, si dhe të frymëzohen nga puna e suksesshme e Florindes.