Sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare me fillim prej orës 11:00.
Pika e parë e rendit të ditës është raportimi i kryeministrit Kurti për takimin e fundit në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Albin Kurti, do të paraqitet në foltoren e Kuvendit të Kosovës për të treguar se çfarë ka pranuar në takimin e tij të fundit me liderët evropianë.
Ai pritet që të informojë Kuvendin për draftin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, të cilin e pranoi në Bruksel.
Një kërkesë e tillë u bë nga opozita gjatë mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.
Pastaj janë edhe 11 pika tjera në rend të ditës.
Rendi i plotë i ditës:
1. Raportimi i Kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti për takimin e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,
2. Votimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës,
3. Votimi i Projekt-Rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-208 për Parqet Industriale dhe Teknologjike,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-258 për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë,
8. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2022,
9. Zgjedhja e 2 (dy) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
10. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,
11. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje,
12. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.