FC DRITA këtë të shtune do të jetë nikoqir i FC Fushë Kosova në ndeshjen e xhiros së 14-të.
Në konferencë para gazetarëve u paraqiten kryetrajneri, Akis Vavalis dhe futbollisti, Benjamin Agyare.
Trajneri Vavalis tha se është ndeshje e rëndësishme për t’u kthyer te rezultatet pozitive.
“Nesër kemi një ndeshje me Fushë kosovën, për ne është shumë e rëndësishme të fitojmë dhe të kthehemi te rezultatet pozitive. Kemi disa futbollistë që nuk janë të gatshëm, por kam shumë besim te ata që do t’i zëvendësojnë ata. Mendoj se është shumë e rëndësishme tri pikë nesër sidomos në aspektin psikologjik dhe shpresoj që djemtë do të japin maksimumin për të marr më të mirën”, theskoi në fillim të konferencës Vavalis.
Kurse, futbollisti Benjamin Agyare tha se atmosfera në grup është shumë e mirë dhe nesër janë të gatshëm më shumë se kurrë.
“Mendoj që nuk na kanë shkuar shumë mirë, por kjo është në kuadër të lojës. Ne do të provojmë të japim më të mirën tonë dhe të kthehemi te fitoret. Atmosfera është shumë e mirë, të gjithë janë të gatshëm dhe të lumtur për ndeshjen nesër. Ju garantoj që do të japim më të mirën tonë që të marrim tri pikë nesër”, ka thënë Agyare.
Trajneri, Akis Vavalis u pyet për pjesën e mbetur të sezonit, për çka tha se DRITA në shumë ndeshje ka merituar më shumë.
“Ndoshta ndonjëherë mungon diçka dhe në ndeshjen e kaluar dhe në shumë takime djemtë merituan më shumë. Kur futbollistët fitojnë ata janë meritor, kurse përgjegjësinë e marr unë. Jemi në fund të këtij sezoni dhe duhet të vazhdojmë të jemi të koncentruar që të marrim sa më shumë pikë. Do të provojmë ta bëjmë më të mirën, sepse ndonjëherë nuk je në disponim, nuk është dita jote, por ne do të jemi aty për rritje dhe rezultate pozitive. Që nga kryesia dhe të gjithë mundohen me bo më të mirën për klubin dhe deri në fund ne i besojmë njëri-tjetri”, përfundoi Vavalis.
Ndeshja FC DRITA – FC Fushë Kosova zhvillohet të shtunën, në Stadiumi Ndihmës (te rrethi), ora 13:00.