Skuadra gjilanase FC Drita, ka dërguar një telegram ngushëllimi për familjen Dwamena dhe klubit të Egnatias, pas ndarjes nga jeta të futbollistit Raphael Dwamena shkruan Radio Star.
Dita e sotme ishte e kobshme për futbollin shqipëtar, sulmuesi Raphael Dwamena nuk ia doli t’i mbijetojë sulmit në zemër gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani.
TELEGRAM NGUSHËLLIMI NGA FC DRITA:
Klubi jone FC DRITA ndan dhimbjen me gjithë komunitetin e futbollit për ndarjen nga jeta të futbollistit Dwamena.
Ngushllimet më të sinqerta për familjen e futbollistit, ekipin e Egnatias dhe gjithë futbollin shqipëtar.
Prehu në paq🖤