Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, gjatë ditëve ka publikuar pamje në profilin e tij në ‘Facebook’, ku ka parë nga afër punimet të cilat janë duke u zhvilluar në komun.
Hyseni ka treguar se tani projekti i cili është duke u realizuar është në lagjen “Livadhet e Arapit” me vlerë rreth 250 mijë euro, kurse projekti tjetër është afër finalizmit në fshatin Ponesh me vlerë mbi 100 mijë euro, në lagjen “Kodra e Thatë”, është duke u bërë asfaltimi i saj, projekti i ujërave të zeza si dhe ujësjellësi i cili është pjesë e këtij projekti.
Poashtu Hyseni ka treguar, se komuna po i del në ndihmë fermerëve duke hapur puse të reja për nevojat bujqësore të fermerëve të komunës
Më tutje ai shtoi se përpos puseve që kanë funksionalizuar deri tani, po angazhohen maksimalisht që ky numer të rritet dhe të vazhdojn me hapjen e puseve të reja edhe për banorët e tjerë të cilët kanë nevojë.