Sot ishte paraparë të zhvillohet ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës, e vlefshme për xhiron e 15-të.
Ndeshja që ishte paralajmruar të zhvillohet në Hajvali, është shtyer për shkak të kushteve atmosferike.
Për këtë ndeshje FC Prishtina, ka dalur me një komunikat zyrtare, duke treguar arsyet e shtyrjes së lojës.
Komunikata e plotë:
ℹ Shtyhet ndeshja⚠️
Përballja ndërmjet Prishtinës dhe Dritës caktohet ndërkohë
Komisioni i mbikqyrjes së fushave kanë konstatuar që fusha e stadiumit të Kompleksit Kombëtar në Hajvali është e mbuluar me trashëri të theksuar të borës dhe akullit, andaj Komisioni i garave kaë vendosur që përballja të shtyhet për ditët në vijim.