Një burrë në Gjilan është arrestuar nga Policia e Kosovës, raporton teve1.info.
Kjo pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur kasafortën me para në një xhami.
Bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Më 27.11.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se dyshohet se ka vjedhur kasafortën me disa para nga objekti i xhamisë. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.