Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, përmes llogarisë së tij në ‘Facebook’, ka uruar 28 Nëntorin, ditën e Flamurit.
Hyseni ka thënë se Gjilani është i nderuar që në zemër të qytetit tani qëndron i skalitur një figurë madhështore siç është Ramiz Cërnica.
Postimi i plotë:
Ceremonia e zbulimit të shtatores së tribunit të lavdishëm të kombit shqiptar, Ramiz Cërnica
Me rastin e festës së 28 Nëntorit, sot në Gjilan u inaugurua përmendorja e tribunit e atdhetarit të shquar, Ramiz Cërnica, i cili është një nga figurat më të mëdha të historisë së popullit shqiptar e të luftës për çlirim e bashkim të kombit tonë të ndarë padrejtësisht.
Meritat e tij karshi atdheut e bëjnë atë të pavdekshëm duke i rezervuar vend nderi në altarin e lirisë. Gjilani është i nderuar që në zemër të qytetit tani qëndron i skalitur një figurë madhështore siç është Ramiz Cërnica.
Gëzuar 28 Nëntori të gjithë shqiptarëve kudo që janë! 🇦🇱