Autoritetet policore kanë bërë me dije për dy raste të arrestimeve të personave të kërkuar, në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata përkatëse.
Kështu në rastin e parë, në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një person, K/Shqiptar, dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Pasjakut.
Ndërsa, në rastin tjetër, në fshatin Kozincë të Novobërdës, po në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, policia ka arrestuar një person, K/Shqiptar, dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Pasjakut.