Trajneri nga Shkupi, Zekirija Ramadani, do të jetë trajneri i klubit nga Gjilani, FC Drita.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Dritës të cilët, nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare në facebook, lajmëruan zyrtarizmin e trajnerit të ri, për sezonin e ardhshëm.
Komunikata zyrtare:
Zekrija Ramadani është treneri ynë i ri
Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me trenerin shkupjan Zekrija Ramadani.
Ramadani është trener i njohur në futbollin kosovar i cili ka fituar trofe me ekipet paraprake dhe me knaqësi ka pranuar ofertën e klubit.
Klubi dhe Zeka kanë nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2024/25 me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.
Mirë se vjen Zeko🤍
FC DRITA