Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka pranuar dje nga Bashkimi Evropian një kopje të draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Lajmin për Teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj partie, Sibel Halimi.
“Dje e kemi pranuar zyrtarisht draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, bëri të ditur ajo.
Edhe nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë konfirmuar për Teve1.info se e kanë pranuar draf-statutin e Asocaicionit.
Më 21 tetor, diplomatët euro-amerikanë i kanë propozuar Kosovës dhe Serbisë një draft-statut të Asociaicionit, për të cilin kryeministri kosovar Albin Kurti është shprehur i gatshëm ta nënshkruajë, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka refuzuar atë.
Ky draft-statut nuk është bërë ende publik për opinionin.