Në fundjavë do të zhvillohet derbi i Anamoravës, mes SC Gjilanit dhe FC Dritës shkruan Radio Star.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në Gjilan, por të pranishëm do të jenë vetëm tifozët “Skiftera”, kështu është bërë e ditur nga burimet jozyrtare brenda klubit për ‘Radio Star’.
Skuadrat gjilanase në ndeshjet e fundit, kanë realizuar fitore, Gjilani mundi Lirinë me rezultat të thellë 4 me 0, kurse Drita fitoi ndaj Feronikelit 3 me 1 dhe në këtë ndeshje debutoi trajneri i ri Zekirija Ramadani.
SC Gjilani tani është në vendin e shtatë me 17 pikë, kurse FC Drita, ka 28 pikë dhe është në vendin e dytë.
Të dielen duke filluar nga ora 13:00, do të zhvillohet ky derbi tek Stadiumi ndihmës me bari sintetik./radiostar/.