Të gjitha seancat e parapara për sivjet në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, janë anuluar për shkak të vdekjes së avokatit të Veselit, Andreë Strong.
Ky vendim, është marrë nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III pas kërkesës së avokatit mbrojtës të Veselit, Ben Emmerson, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Pasi të konsultohem me kolegët e mi, do të bëjmë një kërkesë që të mos kemi seancë sot. Nuk mund t’i kërkoj ekipit tim të vazhdojë. Fillimisht, ma merrni parasysh kërkesën dhe unë do të respektoj gjitha kriteret që ka gjykata në këtë rast”, tha Emmerson.
Po ashtu, gjatë seancës u mbajt një minutë heshtje për avokatin e Veselit, Andreë Strong.
Ndryshe, trupi gjykues tha se do të bëjnë të pamundurën që të realizohet vizita e partneres së Andreë Strong me Kadri Veselin, kërkesë kjo që u parashtrua nga Emmerson.