Kryetari aktual i Preshevës, Shqiprim Arifi e ka quajtur përçarës kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Arifi thotë se Albin Kurti ka përçarë shqiptarët.
“Për të kapur një analogji dhe përshtatur poezisë së Gjergj Fishtës dhe realitetit të sotëm: Dhe le ta dijë gjithë bota mbarë, se Albin Kurti ka përçarë shqiptar!”, shkruan Arifi
Ky reagim i tij vjen pasi Lëvizja Vetëvendosje, partia që drejton kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dalë haptas në mbështetje listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.