Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë që pas reshejve të fundit atmosferike dhe impaktin që ato kanë pasuar në burimin e ujit në Stacionin Pompimit në Makresh, i cili furnizon me ujë të pijshëm disa fshatra të rajonit tonë.
Stafi i laboratorit, gjatë kontrollës së rregullt të ujit, ka identifikuar një ngritje të trubullirës së ujit.
Duke pasur parasysh këtë, ju bëjmë thirrje të veçantë banorëve të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga ky burim të marrin masa të menjëhershme dhe të mos përdorin ujin për pije derisa të kemi siguri për stabilizimin e parametrave të ujit.
Është e rëndësishme që kjo masë të zbatohet derisa të arrihen parametrat e stabilizimit dhe të bëhet një njoftim i ri për ndryshimet dhe rregullimet që do të bëhen për ta rikthyer ujin në parametrat normalë të cilësisë.
Ju sigurojmë se ekipi ynë është i përkushtuar në zgjidhjen e kësaj situate sa më shpejt të jetë e mundur dhe do të bëjmë të pamundurën për të rikthyer furnizimin normal të ujit në rajonin tuaj.
Për informacione shtesë ose pyetje të veçanta, ju lutemi të na kontaktoni në numrin e telefonit 044 983 071
Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë kësaj periudhe të padëshirushme edhe për ne.