Sindikata e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se që për shkak të fundvitit dhe festave nuk do të realizojnë ndonjë aktivitet sindikal.
SPK ka mbajtur mbledhjen, ku është diskutuar për protestën e mbajtur më 9 dhjetor bashkë me NJSI dhe njësitë tjera policore nga rajone të ndryshme.
Gjatë këtij takimi Sindikata ka vlerësuar se protesta është menaxhuar mirë dhe ka arritur efektin e vetë me kërkesat e paraqitura.
“Ndërsa për hapat tjerë, Këshilli Drejtues vendosi që në muajin janar të vitit të ardhshëm të mbahet një takim i KD-së dhe të shikohet se në këtë periudhë kohore, nga protestat e deri në mbledhjen e ardhshme a do të realizohet ndonjë takim në drejtim të dialogut social. Arsyeja e kësaj periudhe kohore është për të dhënë hapësirë për dialog dhe pasi që është fundi i vitit si dhe për shkak të festave që pasojnë nuk mund të realizohet ndonjë aktivitet sindikal”, thuhet në komunikatë./teve1.info/