Para pak çasteve u raportua për një therrje me thikë në fshatin Dobërçan të Gjilanit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Valon Osmani, ka treguar se kanë pranuar një informacion rreth orës 21:00, se një person është dërguar në Spital në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë.
Viktima nuk ka arritur që të u përballoj plagëve të shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Në lidhje me këtë rast zyrtarët policor kanë arrestuar një të dyshuar.
Njësitet policore relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.